Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, vihet në pranga 32-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:
-A. X., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se 32-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babai të tij, shtetasit V. X., 58 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.