VIDEO/GjiroClassica edicioni i dytë me talente të rinj në horizont

Jugulajm.net
1 Min Read
Instrumentistë të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi janë bërë së bashku në Gjirokastër në konkursin Internacional të instrumentistë të rinj “tempo” në edicionin e vet të parë, zhvilluar nga GjiroClassica.
Për tre ditë me rradhë të rinjtë kane konkuruar në violine, violoncel dhe piano. Për organizatorët eventi është një mundësi e mirë për të rinjtë që të tregojnë aftësitë e tyre. Ndërsa qëllimi i eventit eshte nxitja e të rinjve drejt muzikës klasike.
GjiroClassica, Festivali i muzikës klasike në Gjirokastër, u organizua për herë të parë vitin e kaluar duke sjellë në qytet për vizitorët, turistët dhe artdashësit, muzikën klasike, krahas isopolifonisë si pjesë organike e qytetit.
Share This Article