“Dashuri dhe turbulenca” është prodhimi artistik që ka gjallëruar fundjavën gjirokastrite.
E restauruar së fundmi dhe e vendosur në funksionim pas më shumë se dy dekadash, kinemaja e qytetit të gurtë ka mbledhur artdashësit për të ndjekur një film komedi që sipas producentëve ka për qëllim të largojë stresin e përditshmërisë dhe të sjellë sa më shumë të qeshura.
Gentian Zenelaj, aktori Amos Zaharia dhe producenti dhe regjizori i filmit Dionis Papadhimitri pohojne se pavarësisht përpjekjeve të producentëve, skenaristeve dhe regjisorëve shqiptarë për të sjellë prodhime të reja, ende mungon mbështetja e duhur për ta,duke i demoralizuar kineastët në marrjen e inisiativave të reja.
Shfaqja ka ngjallur interesin e publikut gjirokastrit duke mbushur sallën e kinemasë, që prej shumë vitesh në Gjirokastër ishte shndërruar në një sallë koncertesh për fëmijët e shkollave.