Në vitin e ardhshëm shkollor do hiqen provimet më shkrim në lëndët Teknologji informacioni, Aftësim teknologjik, Edukim fizik, Art pamor, Muzikë, Kërcim dhe Teatër.
Ministria e Arsimit ka vendosur që për këto lëndë praktike vlerësimi përfundimtar i nxënësve në sistemin parauniversitar të bëhet vetëm përmes detyrave përmbledhëse.
“Kjo është bërë në funksion të lehtësimit të nxënësve për të mos qenë i ngarkuar me teste në të gjitha lëndët”, thotë specialistja e arsimit në ASCAP, Evis Mastori.
ë skemën e vlerësimit të ri të nxënësve janë parashikuar edhe lehtësira për mësuesit, pasi është vënë re se kanë pasur mbingarkesë.
“Ka pasur edhe një lloj ngurtësie në mënyrën sesi aplikohet vlerësimi i nxënësve. Balanca e volumit të punës binte te mësuesi”, thotë Gert Janaqi drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.
Fletorja personale e mësuesit ku mbahen shënimet për ecurinë e çdo nxënësit nuk do jetë më objekt monitorimi, por bazuar të këto shënime dhe notat në regjistër do nxirret nota e vlerësimit të vazhduar për secilin nxënës.