Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. Sh., 55 vjeç, banues në lagjen nr.2, Ksamil, Sarandë.
Sipas Policisë, precedimi penal ndaj tij u krye sepse në banesën e tyre, në lagjen nr.2, Ksamil, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon Komunikata e Policisë.