DVP Gjirokastër Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Janë pezulluar 3 leje drejtimi, konkretisht: 1 leje drejtimi e pezulluar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 2 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara. Janë vendosur 371 masa administrative, konkretisht: • 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike, • 58 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, • 143 masa për parakalime të gabuara, • 92 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor; • 77 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Janë bllokuar 3 automjete, për mungesë dokumentacioni. Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.