LAJM I FUNDIT!! Aksident në Sofratikë, del nga rruga makina, plagoset shoferi 41-vjeçar

Jugulajm.net
0 Min Read

Rreth orës 13:00, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Sofratik, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article