Vijon operacioni policor i koduar “Road Guard 9”.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes FAST Albania dhe strukturave të DVP Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit D. B., 20 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 9”.
Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e kryer në bashkëpunim.
Shtetasi D. B. ishte shpallur në kërkim sepse nga veprimet hetimore ka rezultuar se ishte bashkëpunëtor me shtetasit E. L. dhe L. N. (të arrestuar në flagrancë), të cilët në datën 24.03.2022, në aksin Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kordhocë”, u kapën duke transportuar me automjetin e tyre, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA.
Materiale në ngarkim të shtetasit D. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.