Në emisionin ‘Drejt’ në RTV Ora, deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, u shpreh se PD vazhdon në krizë akoma edhe pse është konsoliduar më 6 mars se cila është shumica.
Sipas Shehut, PD akoma është larg objektivit që është rrëzimi i qeverisë Rama dhe se tashmë partia ka nevojë për unifikim.
Shehu: PD vazhdon në krizë akoma. Edhe pse është konsoliduar më 6 mars se cila është opozita brenda nesh ne jemi shumë larg qëllimeve tona për të shembur këtë regjim. Ky moment krize që është në kalim duhet tejkaluar.
Unë mendoj duhet shkuar drejt unifikimit dhe kjo është e padiskutueshme. Basha nuk është më kryetar dhe kjo është për tu vlerësuar. Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen qysh me humbjen e zgjedhjeve sikur e dha Berisha në 2013.