Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht shtetasi N. P., banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Procedimi penal ndaj tij u krye pasi sipas Policisë, u konstatua duke bërë punime në pallatin në pronësi të tij, në Sarandë, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.