Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një infeksion të lehtë, të cilin mësuam se ishte varianti omicron”, tha presidenti në një postim në Twitter. “Ne jemi në detyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në shtëpi. Mezi presim lutjet tuaja.”