Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon me shembjen e ndërtimeve pa leje në disa qytete.
IKMT ka vijuar me aksionin sot në Sarandë, ku 20 objekte janë në plan nga IKMT për të shembur. Objekte që pa leje, shtesa apo rrethime pa leje.
Mësohet se objektet që do të shemben janë 11 në Ksamil dhe 9 në Sarandë.
Punonjësit e IKMT janë hasur edhe me rezistencën e qytetarëve, te cilët nuk kanë pranuar që objekti i tyre të shembet.