Nga Prof. Dr. Tritan Shehu-Ish minister i jashtem
Ne intervisten e djeshme Z.Escobar e “hedh ne ere” projektin e “Ballkanit te hapur”, megjithe nje “mbeshtetje” kontradiktore ne fjalet e tij te fillimit.
Por pak rreshta me poshte nenkupton qartesisht te kunderten kur deklaron se ka dy kushte per ta mbeshtetur:
Pse te kalohet te ky projekt i iniciuar nga Serbia (ajo e deklaron zyrtarisht kete), qofte dhe si kopje (megjithese dhe si i tille eshte shume larg origjinalit), kur kemi origjinalin, Procesin e Berlinit te iniciuar, garantuar e financuar nga Brukseli?
Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova nuk e pranojne. E kunderta ndodh me projektet e Brukselit ku ulen te gjithe. Vendet e tjera antare te BE ne Rajon dhe afer si Kroacia, Greqia e Italia e kundershtojne apo shprehin nje “mungese interesi”. Kjo ndodh edhe me vende me larg, por me rol direkt ne Rajon si Gjermania, Franca e Austria.
Pra eshte vete Z.Escobar, qe nepermjet formulave diplomatike, megjithese dhe kontradiktore ne dukje, ne realitet e rrezon kete projekt duke vendosur me te drejte ne plan te pare Procesin e Berlinit.
Tashme nuk ka pse te humbim akoma kohe me kortezi a nen tekste per nje projekt, qe si e ka quajtur Ministri i Jashtem i Malit te Zi eshte se paku “i pa nevojshem, i pa dobishem dhe i pa duhur”, po te harojme EuroAsian e Serbise.