Shkolla 9 vjeçare “Naim Frashëri” ne Gjirokaster ka rene pre e grabitjes.
Policia ka shkuar ne vendngjarje nga ku po merret me grumbullimin e provave te lena nga keqberesit.
Kjo shkolle e pozicionuar ne pjesen e siperme te qytetit, rezulton e papajisur me kamera vezhgimj dhe per pasoje policise do t’i duhet shume pune per te identifikuar autoret.
Shpeshhere ky objekt ka rene pre e grabitjeve gjate koheve te fundit.
Nuk dihet se cfare eshte grabitur, nderkohe qe keqberesit kane hyre nga porta kryesore e shkolles duke e demtuar ate. Per pasoje procesi mesimor sot eshte pezulluar.
Pas inspektimit fillestar jane konstatuar demtime te orendive mesimore ne klasa, nderkohe qe tentativa e grabitesve per te depertuar ne zyren e drejtorise ka rezultuar e deshtuar.