Pas kakofonisë së Lulzim Bashës mbi ndërhyrjen në protestën e 8 janarit, analisti Ylli Dylgjeri i ka drejtuar një letër publike Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Në një postim në Facebook, Dylgjeri i ka kërkuar Nanos të publikojë emailin që i është dërguar nga Lulzim Basha më të tijët për ndërhyrje të policisë gjatë mbajtjes së protestave.

Kërkesë publike

Zotit Gledis Nano,

Drejtor i Përgjithshem i Policisë së SHTETIT!

Tiranë, 10.1.2022

Ju lutem, pasi lexuam, dëgjuam, komentuam, në media se nga Ish Kryetari i PD Lulzim Basha deri te deputeti Salianji kanë përgënjeshtruar Njoftimin Tuaj zyrtar “se më është kërkuar ndërhyrja dhe Unë ja kam kërkuar përmes emailit ndërhyrjen forcës policore,”

ju lutem,

ju lind e drejta ta rivertetoni atë, duke botuar e-maili e dërguar prej Tyre në adresën Tuaj.

Pas këtij sqarimi, bie çdo aludim për forcën e respektuar që Ju drejtoni.

Me respekt,

Ish Sekretari i Përgjithshëm i MR

Ylli Dylgjeri

Gjithashtu Dylgjeri shkruan se deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka përgënjeshtruar lajmin se i ka dërguar një mesazh në telefon, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos për ndihmë gjatë protestës së 8 janarit në oborrin e PD-së. Pas publikimit të lajmit në media, Salianji në një reagim në Dosja.al pretendon se nuk ka dërguar asnjë mesazh kryepolicit Nano.