Eric Wendt nis zyrtarisht misionin si ambasador i Amerikës

Jugulajm.net
1 Min Read

Ambasadori amerikan Eric Wendt nisi misionin e tij diplomatik në Shqipëri. Pa kaluar 24 orë nga mbërritja në Rinas, paraditen e së shtunës, Wendt mbërriti te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ku dorëzoi letrat kredenciale.

Marrja e këtij dokumenti, përmes të cilit kërkohet pranimi i diplomatit si përfaqësues i shtetit dërgues, nënkupton edhe nisjen e misionit të tij.

Pas ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave, Wendt zhvilloi një takim kokë më kokë me Presidentin Begaj. Takimi, sipas burimeve, zgjati gati një orë, ndërsa nuk u bënë të ditura temat e diskutuara.

Diskutimi mes Wendt dhe Begajt vjen dy ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti për shkak të situatës së krijuar pas vendimit për lënien në “arrest shtëpie” të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Share This Article