FOTO/ Aksident i 3-fishtë, plagosen 3 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj së marte, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Aksidenti rrugor ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gocajve, përgjatë superstradës Lezhë–Shkodër.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar.

Nga përplasja e fortë janë plagosur dy drejtues automjetesh dhe një pasagjer. Të tre janë transportuar në spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

aksident shkoder (4)

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident shkoder (1)aksident shkoder (2)

Share This Article