Zjarr i përmasave të mëdha në hyrje të fshatit “Andon Poçi”, rrezikohen banesat dhe një stabiliment i ambalazhimit te ujit.
Në hyrje të fshatit Andon Poçi ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha, i cili për shkak të përhapjes dhe afërsisë me zonën e banuar paraqet rrezik për banesat.
Shërbimi zjarrfikës Gjirokastër është angazhuar menjëherë me forcat dhe mjetet në dispozicion për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe objekteve në rrezik.
Situata vijon të jetë në monitorim dhe ndërhyrja po vijon me intensitet.




