INFORMACION PËR SITUATËN E ZJARREVE
Në vijim të situatës së krijuar nga zjarret e ditës së djeshme në zonat e Labovës dhe Lazaratit, strukturat e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin kanë vijuar monitorimin e pandërprerë të situatës gjatë gjithë natës.
Nga monitorimi i kryer nuk janë konstatuar riaktivizime të vatrave të zjarrit.
Aktualisht, të gjitha vatrat raportohen të shuara dhe të mbyllura plotësisht.




