Një ngjarje e pazakontë ka tronditur fshatin Dorëz të Librazhdit, ku një konflikt familjar ka përfunduar me arrestimin e një 45-vjeçari nga policia.

Burimet zyrtare njoftojnë se shtetasi V.M., banues në fshatin Dorëz, është ndaluar nga forcat blu, pasi dyshohet se, për motive ende të paqarta, ka kërcënuar me thikë vëllanë e tij.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar në flagrancë dhe do të përballet me akuzat për kanosje.