EMRI/ Aksident, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, ku sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.

Ngjarja ka ndodhur në aksin kombëtar “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Mengël.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit, Klement Balla, banues në fshatin Griqan, ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article