U rrëzua nga ballkoni, humb jetën 50-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.

Ngjarja është shënuar rreth orës 09:00.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Share This Article