Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm, ku ka humbur jetën një 32-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në aksin ”Shkozet-Shijak” në vendin e quajtur Rrashbull, rreth orës 06:15, kur një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur shtetasin me inicialet V. H., 32 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.




