VIDEO/ Vrasja në Ksamil, në masa të rrepta sigurie 11 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatën e Sarandës

Jugulajm.net
1 Min Read

Ka nisur rreth orës 11:30 në Gjykatën e Sarandës seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 personave të arrestuar, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Mendes.

Të arrestuarit janë shoqëruar në Gjykatën e Sarandës nën masa të rrepta sigurie, nga forcat “Shqiponja” të Sarandës dhe efektivë të FNSH-së.

Sokrat Vata akuzohet për veprën penale të vrasjes, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë janë ngritur akuza të ndryshme, mes tyre “përkrahje e autorit të krimit”, “moskallëzim krimi” dhe “mosmarrja e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë”.

Seanca gjyqësore vijon, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës së Sarandës për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve.

Share This Article