Një tërmet është regjistruar mesditën e sotme në Shqipëri.
Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti është regjistruar në orën 12:44, me epiqendër rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe rreth 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.
Lëkundja ka pasur magnitudë 3.8 dhe në thellësi prej rreth 5 kilometrash.




