Xhamia Nepravishtë, nje vlerë e shtuar në jug të vendit, flet Imam Azmi Çulla

Jugulajm.net
1 Min Read

Xhamia Nepravishtë, nje vlerë e shtuar në Zonën e jugut, ndodhet në fshatin Nepravishtë, bashkia Libohovë.

Një xhami e cila është e vjetër reth 450-vjeçare dhe mbart vlera arkitekturore të shumta, si dhe gjurmë të hershme të besimit Islam Sunit. Sipas Imamit të Xhamisë, Ef Azmi Çulla, fshati Nepravishtë ka qënë një fshat me shumicë Muslimane sunite, ku Xhamia ka pasur shkollë dhe një furrë buke për banorët e fshatit.

Xhamia është restauruar totalisht dhe sot është në funksion për besimtarët muslimanë, si dhe për turistët që e vizitojnë atë.

Share This Article