LAJM I FUNDIT/FOTO/ Aksident në Sarandë, turistët përplasin automjetet mes tyre

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të Sarandës, në zonën e Gjashtës, ku dy automjete të drejtuara nga turistë të huaj janë përplasur.
Sipas të dhënave paraprake, njëri prej automjeteve ka tentuar të kalojë në kahun tjetër të rrugës, por gjatë manovrës është përplasur me një tjetër automjet që po lëvizte në aks.

Pavarësisht përplasjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Në të dyja automjetet udhëtonin pushues të huaj.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen pas aksidentit, ka qenë reagimi i dy drejtuesve. Në vend të konfliktit, ata janë përqafuar pas përplasjes, duke e mbyllur incidentin me një gjest miqësor.

Share This Article