Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zhvilluar me tone të ashpra e përplasje të forta mes kreut të qeverisë dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Policani, Dimali, Selenica dhe Divjaka.
Gjatë diskutimeve Rama i ka thënë Adriatik Zotkajt: Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Policiani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie.
Ndërsa Zotkaj i cili edhe publikisht ka qënë kundër shkrirjes së bashkisë së Policanit, me agrumentin se do të largohen shërbimet nga qytetarët i është përgjigjur:
Zotkaj: Komuniteti i’u përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. Në ka një mosmirënjohje është ajo e PS.
Një tjetër përplasje e ashpër ka qënë ajo me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.
Report tv mëson se Rama i është drejtuar me ironi: Ju udhëheqësit e mëdhënj!
Ndërsa Mema I është përgjigjur: Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje. (duke folur për mungesën e kompetencave të pushtetit vendor)
Kjo fjali e ka irrituar kryeministrin Rama duke e nxjerrë Memën jashtë nga mbledhja.
Edhe kryetarët e bashkive të Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea kanë mbajtur debatuar me kyeminsitrin Rama dhe Arbjan Maznikun duke i qëndruar argumentave të tyre kundër shkrirjes së bashkive.
Kryeministri Rama nga ana e tij ka pretenduar që kryetarët e këtyre bashkive po nxisin komunitetet e atyre zonave kundër reformës territoriale.
Ndërsa kryetarët e bashkive, pretendojnë edhe për standarde të dyfishta kur vjen puna tek përzgjedhja e bashkive që duhet të shkriheshin. Sipas tyre ka bashki si Peqini, Vau i Dejës apo Rroskoveci të cilat janë me tregues më të ulët performace të cilat do të mbajën statusin e bashkisë.
Mbledhja është përqëndruar vetëm tek reforma territoriale, ndërsa ka patur edhe bashki si Maliqi apo Këlcyera të cilat nuk kanë shprehur kundërshti për mënyrën se si do të pozicionohen me hartën e re territoriale.
Në takimin që u mbajt në Kuç të Vlorës kanë qënë të pranishëm kryetarët e bashkive, që preken nga ndryshimet e hartës territoriale si dhe kryetarët e bashkive qëndër qarku.




