Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Joan Zykos në Korçë, ngjarje për të cilën është arrestuar Kristjan Sterjo. Në dëshminë e dhënë përpara hetuesve, Sterjo ka rrëfyer se konflikti me Joan Zykon kishte nisur rreth dy javë më parë, pas një debati verbal mes tyre.
Ai ka theksuar se ditën e ngjarjes ka qenë pranë lokaleve përballë kinemasë, kur ka parë automjetin Mercedes-Benz C-Class që, sipas tij, përdorej ose ishte në pronësi të Joan Zykos. Sipas dëshmisë, pasi automjeti ka ndaluar, Sterjo është afruar pranë drejtuesit. Ai pretendon se Zykos ka pasur një thikë me vete dhe është përpjekur ta godasë, ndërsa më pas ka zbritur nga automjeti.
Deklarata e Krisjan Sterjos:
Kam qenë i vetëm në trotuarin përpara lokaleve që ndodhen përballë kinemasë. Në rrugën përpara vendit ku ndodhej ai ka kaluar një automjet Mercedes-Benz, C-Class, me ngjyrë të zezë. Targën e automjetit nuk e mbaj mend, por e di që automjeti përdoret ose është në pronësi të Johan Zuko. Me Johanin, rreth dy javë më parë, kam pasur një konflikt verbal. Shkak i konfliktit ka qenë fakti se Johan Zuko kishte ngacmuar një mikeshë timen. Unë i kam kërkuar që të mos e ngacmojë, dhe gjatë konfliktit e kam goditur me pëllëmbë.
Kur ka kaluar me makinë, i fola dhe ai ndaloi. Qëllimi ka qenë të sqaronim konfliktin e mëparshëm me të. Menjëherë pasi automjeti ka ndaluar, i jam afruar te xhami i makinës. Në këtë moment, Johan Zuko ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar të më godasë.
Pas kësaj, Johani ka zbritur nga automjeti dhe është afruar drejt meje duke u përpjekur sërish të më godasë me thikë. Për të shmangur goditjen, e kam goditur me shkelm. Në automjetin e tij ndodhej edhe një person tjetër, një djalë.
Pasi ka zbritur nga automjeti, ky person më mbajti dhe në atë momenti Johani ka tentuar të më godasë dhe më ka sharë me fjalë të pista.
Në këtë moment, disa persona që ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe na kanë ndarë. Pas ndarjes, Johani dhe personi tjetër janë larguar sërish me automjet, ndërsa unë u largova me vrap në drejtim të banesës time. Më tej në gjendjen e gjaknxehtësisë, mora armën e zjarrit nga shtëpia, një pushkë, e gjeta më parë këtë armë dhe e mbaja të fshehur në banesë.
E mora nga vendi ku e mbaja fshehur, e futa në një thes të bardhë dhe u nisa në këmbë në drejtim të lagjes ku banonte Johan.
Kur mbërrita te pashë Joanin i cili ndodhej anash një lokali që gjendet përballë marketit. Pasi e pashë iu afrova dhe nxora armën. Në momentin kur po afrohesha drejt tij, ai më ka sharë përsëri dhe më pas është larguar me vrap.
Unë e ndoqa nga pas. Ai hyri në një pallat dhe unë shkova pas tij, në atë vend e kam qëlluar më armë, duke synuar këmbët.
Pas të shtënës, nuk pashë a u plagos apo cfarë i kishte ndodhur, por u largova.
Kur mbërrita te Fusha e Drurëve, e fsheha armën duke e vendosur në disa shkurre dhe më pas shkova në banesë, u ndërrova dhe futa rrobat në lavatriçe.
Më pas dola dhe u futa në një shtëpi të pabanuar, afër shtëpisë time.




