Bordi i Transparencës ka rritur sërish këtë të martë çmimin e naftës dhe benzinës në vend.
Sipas vendimit të sotëm të Bordit, çmimet e reja të naftës dhe benzinës, do të jenë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 215 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 203 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.
Bordi sqaron se çmimet e reja do të hynë në fuqi sot në orën 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme kur do të rishihen përsëri.
Mes të tjerash, Bordi i Transparencës paralajmëron të gjithë operatorët e shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës se janë të detyruar ta zbatojnë këtë vendim, pasi në të kundërt, në rast të shkeljeve të konstatuara do t’u pezullohet aktiviteti.
Në njoftim sqarohet më tej, se bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.




