Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një deklaratë sot në 14 prill, ka dhënë detaje në lidhje me atë që ka ndodhur në kryeqytet, ku një pallat mori flakë pranë zonës së QSUT-së.
Hita deklaroi se RENEA është angazhuar për të hapur dyert e apartamenteve. Ai shtoi se nuk janë hapur të gjitha dyert e hyrjeve në kompleks dhe ende nuk mund të kemi bilanc përfundimtar, pa u shuar flakët.
Ai paralajmëroi dhe një hetim të thelluar, duke shtuar se nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, do të ketë masa.
Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita: Nuk kemi bërë një bilanc përfundimtar akoma. Pasi të bëjmë bilancin, do iu bëjmë me dije rezultatet. Në spital janë paraqitur punonjësit e shërbimit zjarfikës, kanë djegie të lehta, nuk kanë djegie të rënda. Kemi bërë koordinimin e të gjitha institucioneve. RENEA u angazhua për hapjen e dyerve. Nuk janë kontrulluar gjitha apartamentet.
Duhet të vendoset zjarri nën kontroll që të mund të kemi rezultate më të dukshme. Është akoma shpejt për të folur për rezultate konkrete, po marrim të gjitha kamerat e sigurisë, të gjithë të përfshihet do pyeten si deklarues dhe do ndërmerren të gjitha veprimet hetimore e nëse është zjarrvenie e qëllimshme, natyrisht do ketë dhe masa.




