Kryeministri Edi Rama ka treguar sot detaje se si do të funksionojë “Besa” dhe Pasqyrë Albania, për të cilat ka zhvilluar disa takime me ministrat, zv.ministrat dhe drejtuesit politikë.
Në një komunikim për mediat, Rama tha se deri më sot qytetarët kanë qenë në “terr” dhe nuk kanë dituar asnjë gjë dhe nuk kanë marrë shërbimet kur dhe si duhet.
Por me “Besën” dhe Pasqyrë Albania, qytetarët do të kenë mundësi të kontrollojnë shtetin dhe të ndjekin çdo procedurë.
“Prania besnike dhe Pasqyrë Albania si dhe i tërë ekosistemi i komunikimit të shtetit me qytetarin nuk janë portale dhe slogane por janë komponentë të rëndësisshme të marrëdhënies qytetar-shtet, që do mbështetetn në 4 pika kyçe; Si e sheh shteti problemin, si e dëgjon shumica qeverisëse njeriun, si mbahet fjala e dhënë me ligj e zakon dhe e si hapet dera për meritën.
Ne kemi kryer një proces të gjerë të organizimit shtetëror të Shqipërisë por sot ne duhet të ndeshemi me 3 plagë që ushqejnë njëra tjetrën: e para, shteti labirint, ku qytetari nuk di kush duhet ti përgjigjet
E dyta memorja institucionale, nuk mbahetnjë regjistër llogarish për atë që u bë, atë që nuk u bë, atë që nuk u vonua. Memoria institucionale nuk është protokoll institucioni por shumë më tepër se kaq. Mungesa e saj i kushton shtetit shumë më tepër.
Dhe e treta, plaga e derës që nuk duket, të cilën e sheh dhe e prek te ndjenja e drejtë në shqipëtri që për një shërbim apo vend pune, njohja vlen më shymë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji. BESA dhe Pasqyrë Albania u jep përgjigje këtyre
Pasqyrë Albania është një hapësirë e re, ku falë teknologjisë dhe mundësisë që na jep AI mund të bashkëjetoj gjithë shteti dhe e drejta e qytetarit për të kontrolluar shtetin e vet, ëpr ta pyetur dhe për të kërkuar mbështetje nga shteti i vet”, tha Rama.




