“Çdo mesazh i çuar: “Fute këtë”, “shife atë”, të konsiderohet vepër penale. Një deputet që bën këtë nuk është i denjë për të përfaqësuar ata të tjerët që nuk kanë akses, që nuk janë pjesë e rrethit të tarafit të tij apo shokë të fëmijëve. Vepër penale. Shkalla e meritës duhet të krijojë një arkitekturë të qartë.
Grada të bëhet pasuri profesionale e njeriut, jo pronë e postit që mban sot apo e qeverisë që vjen nesër. Në anketimin e administratës publike ka një të dhënë që duhet t’ju mbetet të gjithëve sot”., – kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me grupin dhe kabinetin, duke propozuar që ndërhyrjet e deputetëve për punësime në administratë të konsiderohen vepër penale.
Sipas tij, punësimi dhe ngritja në detyrë duhet të bazohen te merita dhe jo te lidhjet politike apo personale.
Kujtojmë se Edi Rama ka 13-vite në pushtet si kryeministër, por vetëm sot “u kujtua”, që deputetët të mos fusin njerëz në punë shtetërore me ndërhyrjen e tyre.




