VIDEO/ Zjarr i madh mes Golemit e Progonatit, zjarrfikësit në terren

Jugulajm.net
1 Min Read

Një zjarr i madh është ndezur në kufirin mes fshatrave Golem e Progonat. Vatra e zjarrit ndodhet në majë të malit, në kufirin ndarës ndërmjet dy fshatrave në një terren tejet të vështirë.

Zjarrfikesit jane duke ndërhyre ne terren dhe po behet i mundur izolimi i vatrës, me synim shuarjen e plotë te zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Nga zjarri u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 ha, me bimësi shkurre dhe barishte.

Shërbimi zjarrfikës vijon të jetë në vend ngjarje për monitorimin e territorit për ndonjë riaktivizim të mundshëm.

Share This Article