FOTO/ Aksident i 3-fishtë, plagosen 2 persona(EMRAT)

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Sarandë- Ksamil”, në afërsi të vendit të quajtur Manastir.

Tre automjete janë përplasur me njera tjetrën, ku për pasojë pati të plagosur.

Menjëherë ka shkuar në vend ambulanca dhe sherbimet policore. Në urgjencën e Sarandës kanë shkuar dy të plagosur nga aksidenti.

Ata janë dy të huaj, Jove Pibrall Jove 24 vjeç dhe Catia Picac 37 vjeç, shtetas spanjollë, që ndodhen në Sarandë për turizëm.

Sipas bluzave të bardha mësohet se 24 vjeçari  Jove Pibrall Jove është goditur më mes dhe për rrjedhojë është transportuar me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Ndërsa 37 vjeçarja Catia Picac është  goditur në kokë, dhe do të trajtohet në spitalin e Sarandës.

Ende nuk ka informacion se cili ka qenë shkaku dhe autori i këtij aksidenti të trefishtë me dy të huaj të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Share This Article