Një lëkundje sizmike ka goditur pasditen e kësaj së diele Shqiperinë, ku bëhet me dije se magnituda ishte 3.5 të shkallës Rihter, pikërisht behet fjalë për zonën e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është ndier në disa zona përreth qytetit, ndërsa qytetarë të shumtë kanë raportuar se kanë dalë jashtë banesave pas lëkundjeve.
Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekspertët sizmologë vlerësojnë aktivitetin e zonës pas goditjes.
Lëkundjet me magnitudë të ulët dhe mesatare janë të zakonshme në vendin tonë, por shpesh shkaktojnë reagime të forta te qytetarët për shkak të pasigurisë që krijojnë.




