Horoskopi sot:
Dashi
Gjithçka është e mundur gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do të përjetoni kënaqësi dhe emocione. Beqarët do të realizojnë disa takime mbresëlënëse të cilat do t’ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Dilni dhe argëtohuni sa të mundni. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet. Sot është momenti për të marrë edhe masa.
Demi
Do të reflektoni gjatë e gjatë sot për jetën tuaj në çift dhe do të merrni vendime me rëndësi. Shumë gjëra do të ndryshojnë. Beqarët do të marrin ose do të bëjnë deklarata të forta dashurie. Me shumë gjasa shumë shpejt do të fillojnë histori emocionuese. Për financat nuk duhet të shqetësoheni aspak. Disa të afërm do t’ju dhurojnë shuma të konsiderueshme.
Binjakët
Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni sot kohën kur të jeni pranë partnerit. Flisni me të për çdo gjë që ju shqetëson, por edhe për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Beqarët nuk do të kenë aspak fat dhe do të mbeten përsëri vetëm. Në planin financiar nuk duhet të bëni çmenduri sepse po filluan problemet, vështirë se mund të mbarojnë kollaj.
Gaforrja
Dita e sotme do të jetë mjaft delikate për të gjithë ata që janë në një lidhje. Mund të thoni gjëra të gabuara të cilat do ta prekin tej mase personin që keni në krah. Beqarët nuk do të jenë në humor për të kërkuar dashurinë dhe do të qëndrojnë vetëm. Financat nuk do të jenë shumë të mira, megjithatë edhe me aq sa do të keni do të mund t’ia dilni po i menaxhuat me kujdes.
Luani
Asnjë planet nuk do të ndikojë negativisht sot në jetën tuaj në çift, prandaj gjërat do të shkojnë më së miri. Disa do të kenë edhe mbrëmje romantike. Beqarët do të qëndrojnë sërish vetëm sepse mundësitë nuk do të jenë aspak të mira. Më mirë vetëm sesa të vuani më vonë. Në planin financiar duhet të luftoni fort me veten që të mos shpenzoni shuma të mëdha.
Virgjëresha
Duhet të keni durim dhe shumë dëshirë për të rregulluar të gjitha problemet që keni pasur në jetën në çift. Nëse ndjenjat janë ende të forta, do t’i keni më të thjeshta gjërat. Jeta sentimentale e beqarëve do të jetë mjaft e favorizuar. Mund të krijoni një lidhje afatgjatë dhe që do t’ju sjellë mjaft kënaqësi. Edhe pse do të keni shumë dëshirë për shpenzime, ju do t’ia bëni ballë dhe do të kurseni paksa.
Peshorja
Klima për jetën tuaj në çift do të jetë mjaft e kontrastuar sot. Bëni shumë kujdes me çdo gjë që do të thoni nëse nuk doni të keni probleme të mëdha me partnerin. Beqarët do të kenë takime pa fund, por do të jenë shumë dyshues me të gjithë personat. Në planin financiar mos prisni ndihmë nga askush, por merrni sa më shpejt masa që ta stabilizoni situatën.
Akrepi
Do të jeni me personalitet të fortë gjatë kësaj dite dhe do t’i kaloni me qetësi problemet që do t’ju dalin në jetën në çift. Në mbrëmje situata do të jetë disi më e qetë. Beqarët do ta kenë shumë të vështirë të gjejnë princin e tyre të kaltër edhe pse nuk do të lënë vend pa kërkuar. Në planin financiar do t’u gjeni nga një zgjidhje vështirësive, por vetëm nëse përqendroheni sa duhet.
Shigjetari
Do të keni disa mosmarrëveshje të vogla me partnerin tuaj sot, megjithatë gjithçka do të zgjidhet shpejt dhe dielli do të rilindë sërish në jetën tuaj. Beqarët duhet t’i pranojnë ftesat, por absolutisht jo të fillojnë menjëherë lidhje pa qenë të sigurt se çfarë dëshiron personi tjetër. Financat do të jenë më të mira se disa kohë më parë, prandaj mund të bëni edhe ndonjë investim.
Bricjapi
Do të kërkoni me patjetër ta largoni rutinën nga jeta juaj në çift gjatë kësaj dite dhe me pak mund do t’ia dilni. Pika më e fortë është se do të bashkëpunoni në çdo moment me atë që keni në krah. Beqarët nuk duhet t’i ngjitin shkallët dy e nga dy sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm që të mos keni probleme.
Ujori
Ditë shumë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të ecur si e kishit menduar. Beqarët nuk do të ndihen ende gati për të filluar një lidhje dhe do të mbeten të vetmuar. Çështjet e financave do të jenë goxha delikate. Mos e teproni me shpenzimet sepse situata do të dalë jashtë kontrollit. Borxhet duhet t’i shlyeni më vonë, nuk është tani momenti.
Peshqit
Shtojini paksa dozat e fantazisë gjatë kësaj dite në mënyrë që rutina të largohet nga jeta juaj në çift. Po vazhduat me të njëjtin ritëm si gjithmonë, do të keni probleme. Beqarët do të marrin mjaft komplimente, por nuk duhet t’u besojnë të gjithëve. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë sepse një gabim i vogël mund t’ju lërë pa asnjë para në xhep.




