Këtë të martë janë konstatuar dhe goditur 5 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, brenda perimetrit të Kalasë së Gjirokastrës.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: A. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë, E. Ç., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, I. F., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe F. Z., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre të rinjve, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.