Mark Zuckerberg ka bërë një paralajmërim nga “Facebook” i tij, për përdoruesit e këtij rrjeti social.

Shefi i Meta dhe themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka paralajmëruar përdoruesit e Messenger që të mos marrin pamje nga ekrani i bisedave “screenshot”, pasi miqtë tuaj do të njoftohen kur e bëni këtë.

Një seri e re përditësimesh në Facebook Messenger janë njoftuar, duke përfshirë edhe njoftimin për marrjen e bisedave, njësoj si në Whatsapp. Në postimin e tij, Zuckerberg ka paralajmëruar njerëzit që të jenë të kujdesshëm ndaj një prej veçorive të reja.

Ai tha se përdoruesit do të njoftohen nëse dikush fotografon një mesazh që zhduket, pasi tekstet supozohet të zhduken automatikisht pas një periudhe të caktuar kohe.

Kjo do të thotë se nëse një mik ju dërgon një mesazh sekret, ai nuk dëshiron që ju ta keni përgjithmonë, dhe ju e fotografoni atë, ai do ta dijë – prandaj kini kujdes!