Këshilli Bashkiak i Himarës komandoi në mbledhjen sotme Blerina Balën kryetare të bashkisë Himarë, deri në zgjedhje të reja, pasi dy kryetarët, ai i zgjedhuri Fredi Beleri dhe ai në detyrë, Jorgo Goro janë në burg.
I pranishëm në mbledhjen e Këshilli Bashkiak të Himarës, Prefekti i Qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, në një prononcim për mediet u shpreh se mbledhja u krye duke lënë mënjanë të gjithë mosmarrëveshjet, keqkuptimet dhe të nxitura nga politika dhe që kanë marrë peng të gjithë interesat e komunitetit himarjot.
“E dimë që kjo është stuhi në gotë dhe kjo nuk mund të zgjasë pafund por dua të them se na presim punë të mëdha në Himarë, duke filluar me zgjidhjen e problemeve kryesore që ky komunitet të tre njësive ka në lidhje me vonesat që janë krijuar për arsye nga më të ndryshmet me hipotekimin e pronave të tyre dhe këtu unë si prefekt në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe kryetaren e sapocaktuar dhe me agjencitë shtetërore të Kadastrës do të fillojmë që nga e marta që të përfundojmë të gjithë procesin”, – u shpreh Tavo.