President i Ukrainës, Volodimyr Zelenski ka përsëritur sërish thirrjen për mbylljen e qiellit të Ukrainës. Me anë të një videomesazhi në Instagram, Zelensky bën apel që nëse kjo gjë nuk ndodh Ukraina të furnizohet me avionë që të mbrohen.

“Mbyllni qiellin për Ukrainën! Mbyllni qiellin që të mos na godasin me raketa. Nëse nuk e bëni dot, të paktën na jepni avionë të mbrohemi vetë. Nëse nuk e bëni ka një konkluzion, ju doni që ne të vritemi pak e nga pak. Kjo është përgjegjësia e liderëve botërorë dhe perëndimorë!” – deklaroi Zelenski.