Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e Edmond Papës.

Viktima dyshohet se është ndjekur nga autori prej disa ditësh. Madje ka dyshime se vrasësi të kishte informacione te sakta për lëvizjet e këtij të fundit.

Burime thanë per mediat se, dyshohet gjithashtu se një i njohur i viktimës mund të ketë vënë në dijeni autorin edhe për udhëtimin e 49-vjeçarit në Tiranë.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së zonës ku ndodhi vrasja edhe të ditëve të mëparshme, për shkak se dyshohet se autori ose autorët mund të kenë vëzhguar më herët zonën pranë banesës së vëllait të Edmond Papës.