Mjaftojne vetem pak minuta shi minimal, qe tregu industrial i qytetit te Gjirokastres te jete nen pushtetin e ujit.
Nga tavani uji vershon mbi produkte e kjo situate i ka detyruar tregetaret te pajisen me palsamas.
60 tregtar i paguajne cdo muaj taksat bashkise se Gjirokastres, por qe nuk marrin prej saj asnje sherbim minimal.
Edhe pse eshte nderhyre disa here per izolimin e pikave ne tavan, problemi nuk eshte zgjidhur kurre plotesisht.
Tregetaret, perpos mospasjes pune ku shitjet sipas tyre kane rene ne menyre drastike, perballen edhe me friken e demit qe iu shkaktohet nga shiu.
E njejta panorame shfaqet edhe jashte tregut industrial, ku rruga qe te con drejt tregut eshte degraduar plotesisht, gropat e medha te mbushura me uje dhe nje kaos mbeturinash ne kanale.
Tregu i qytetit eshte i pozicionuar ne hyrje te qendres se qytetit ne lagjen ”18 Shtatori”.
Probelmet me ujin qe iu pikon mbi mall ttregtareve u shfaqen 2 vite pas ndertimit te tregut e megjithese kryebashkiaku Flamur Golemi ka premtuar rishikim te kontrates se qirase, qe taksapaguesit gjirokastrit i paguajne pronarit te tokes, pasi toka ku u ndertua tregu eshte marr me qira per 15 vite me nje vlere totale prej 720 milione lekesh.
Pikerisht per kete kryebashkiaku Golemi u zotua se do te nderhynte per rishikim te kontrates, por deri mesot nderhyrje s’ka pasur as ne problemin jetik, ate te vershimit te ujit e as per rishikim kontrate.
Sic duket kryebashkiaku Golemi paska prioritete te tjera ne drejtimin e bashkise dhe jo plotesimin minimal te kerkesave te atyre qe cdo muaj mbushin arken e taksave te qytetit.