Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në asksin rrugor Milot-Fushë Krujë.

Burime bëjnë me dije se një trailer ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur në autostradë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është shtetasi H. G, 65 vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.