Momente të paprecedentë po ndodhin dhe po regjistrohen në Turqi dhe Sirinë veriore pas tërmetit të parë vdekjeprurës prej 7.8 Rihter, por edhe të gjitha pasgoditjeve të mëdha që kanë pasuar që nga orët e para të ditës së djeshme.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se  5 mijë njerëz kanë humbur jetën.

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë këtë të hënë ka shkaktuar panik të qytetarët. Dëshmitë e personave që përjetuan tërmetin tragjik janë rrëqethëse. Një banor i qytetit turk të Gaziantepit tha se nuk kishte përjetuar një fenonem të tillë në 40 vite të jetës së tij.

“Nuk kam ndjerë kurrë diçka të tillë në 40 vite që kam jetuar. Zgjati kaq shumë. Nuk kemi parë kurrë një tërmet të tillë. Pashë pesë ndërtesa që u shembën në 50 metra. Shumë objekte janë shkatërrua.

Unë thjesht doja të shpëtoja djalin tim. ” I thirra djalit tim në dhomën tjetër dhe as ai nuk mund të kuptonte se çfarë po ndodhte.

Në rrjetet sociale qarkullojnë videot e dy personave të mbetur në rrënoja nga nga tërmeti shkatërrues në Turqi.