Ndodhi edhe kjo, trafikohet droge me ambulance drejt Greqise.

Kapen 320 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, kur është ndaluar një autoambulance që vinte nga kufiri i gjelbër.

Autoambulanca është ndaluar nga policia në qytetin e Igumenicës.

Brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 13 çanta me 129 pako që përmbanin 319 kg 200 gram marijuanë.