Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero, pasi u përball me një person i cili tentoi të hapte derën e avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit Tel Aviv-Londër.

Victor Troboloni ka rrëfyer për “The Sun” të gjithë ngjarjen, teksa është publikuar edhe një video ku ai mund të shihet i veshur me një kapele bejsbolli dhe duke mbajtur sulmuesin poshtë në rreshtin e kabinës.

Victor, me origjinë nga Shqipëria , por me banim në Zyrih, ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në qytetin Shën Albans, në Angli, kur e pa burrin që sillej çuditërisht më herët gjatë fluturimit, duke ecur lart e poshtë në rrugë nga hyrja nga kabina e pilotit deri në daljen e urgjencës në skajin tjetër.

Ai tregon se nisi të dyshonte dhe ta mbante në vëzhgim.

E pashë duke u ngjitur e poshtë, ndoshta duke kërkuar pika të dobëta në avion… duke kontrolluar numrat e sediljeve. Unë jam vetë inxhinier avionësh, kam punuar në mirëmbajtje.

Kështu që unë e di se çfarë po ndodh në ajër, gjatë fluturimit 11 km mbi nivelin e detit, ju nuk keni shpëtim nëse ajo derë hapej. Ishte një situatë shumë e frikshme”, tregon ai.

Më pas shton se burrin e ndaloi duke e goditur me kokë për ta rrëzuar në tokë.

“Ai u përpoq të hapte daljen emergjente, ai ishte ulur prapa dhe është e lehtë të hapësh një dalje emergjence, vetëm tërhiqe dorezën dhe kaq. Ai ishte shumë i rëndë… E godita me kokë dhe stjuardesat ia lidhën duart me lidhëse plastike… Më duhej ta bëja. E mbajta për 10 minuta, i merrej fryma dhe u lodh, e lidhën 45 minuta deri në 1 orë para se të zbrisnim në Beograd”,  tha ai.

Victor tha gjithashtu se sulmuesi bërtiste “Allahu Akbar” në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë sprovës.

Victor shpjegoi se shumë nga njerëzit në bord ishin gra dhe fëmijë, të cilët mbetën dukshëm të tronditur dhe të mërzitur.

Victor Troboloni