Pas videos së 4 turistëve italianë që ikën pa paguar nga restoranti një tjetër video skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale.

Kësaj here turistët të cilët po qëndronin në një hotel në Sarandë, kur janë larguar kanë future në çantë çarçaf, jastëk e peshqir.

Personeli i biznesit në fjalë ka vënë re mungesën e këtyre mjeteve dhe ka kërkuar që ata të hapin çantën.

Drejtuesit e hotelit shkruajnë si më poshtë.

“Ju lutem publikojeni vidion shikoni se si na vjedhin italianët. Vemi të pastrojmë dhomën dhe na mungon jastëku kllëfi i jastëkut çarçafi dhe një peshqir. I lanë valixhet dhe erdhën ti marrin në orën 16 e 30 minuta. Kur u them se mungojne në dhomë jasteku peshqyri dhe çarçafi thanë nuk dimë gjë. Një çantë e kishin marrë me vete kur vajta dhe i thashë sille c çantën e solli e kontrolluam dhe i gjetëm. Nuk u bëri fare përshtypje vetëm thanë na falni dhe ne si gjithmonë kur kapim hajdutin e falim.”