Mësimi në Universitete nisën së shpejti, teksa studentët kanë nisur regjistrimet për akomodimin në konvikte. Gjatë procesit të dhënies së numrit, janë hasur parregullsi.

Denoncimet e studentëve tregojnë se gjatë shpërndarjes së numrave për të zënë dhomat e konviktit te FSHM, disa punonjës të Bashkisë të angazhuar për regjistrimin e studentëve në konvikt kanë dhënë numrin e dhomës pa shënuar emrin.

Denoncimet e studentëve duke e cilësuar si korrupsion, shtojnë se numrat po shpërndahen duke u tallur, ndonëse studentët janë në radhë që nga ora 5 e mëngjesit.

Studentja 1:

Postojeni ju lutem. Ja si shperndahen numrat per te zene dhomat e konviktit tek FSHM. Po behet regjistrimi per konvikt tek mjeksia. Zoteria jep numra pa shenuar emra. Vetem korrupsion.

Studentja 2:

Prsh si jeni. Shikoni cfar behet n konviktet e mjeksise. I shperndajne numrat duke u tallur. Kemi ardhur qe ne oren 5 duke pritur rradhen ktu dhe kta fusin njerez pa radhe si lexojne listat. Keta jan tre personat nga bashkia meqe dhe konvuktet jane shteterore dhe ata jane punojes aty.