Sigurohet video e tentativës së grabitjes në një banesë në Prush në Kombinat, Tiranë.

Siç shikohet në pamje dallohen 3 autorët ku njëri prej tyre ka veshje me jelek te identifikuar si policia.

Ndërkohë nga kamerat dallohet edhe nje tjeter person qe mban një shufer hekuri në dorë.

Por plani për të grabitur këtë banësë ka dështuar pasi policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga ky moment 3 personat kanë parë makinën e punonjësve të policisë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre.

Pas të shtënave ata janë larguar më një mjet tip ‘’Audi’’.

Policia identifikoi 3 autorët ku arrestoi vetëm dy prej tyre.